E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre emigrante shqiptare kapen duke shitur droge ne nje qender tregtare

Brembio-Tre emigrante shqiptare u arrestuan dje nga policia italiane, duke shitur kokaine ne nje qender tregtare. Admir Dimo, 24 vjec, Gent Istrefi, 26 vjec, te dy banues ne Graffignana, si dhe Alban Vata, 20 vjecc me banim ne Caselle Lurani, u kapen ne flagrance pas nje aksioni te forcave te antidroges. Sipas mediave italiane, karabinieret e ketij rajoni ishin vene ne ndjekje te te rinjve shqiptare qe prej mbremjes se te premtes, ne rrugen "Vittorio Veneto" disa metra larg Piazza Matteotti, nje zone e cila njihet si vendqendrim i perdoruesve te droges. Disa agjente te policise te pajisur me pergjues, qendruan aty duke zbardhur gjithe menyren si realizohej shitja e droges. Shqiptaret vinin ne kete zone me nje automjet Ford Fiesta ngjyre gri dhe me pas kryenin shitjen e droges, kur makina levizte teper ngadale. Ne momentin e arrestimit te tyre, nje prej shqiptareve, doli nga makina dhe iu drejtua nje grupi te rinjsh, perdorues te droges. Policia ka vepruar menjehere duke kryer arrestimin ne flagrance te tyre. Admir Dimos, iu kap nje sasi prej 20 gram kokaine, ndersa po kaq u gjet e fshehur ne ndenjesen e pasme te makines. Vlera e mallit te konfiskuar, sipas policise, arrinte ne vleren e 30 mije eurove. Tre shqiptaret e arrestuar, mesohet se ishin emigrante me dokumenta te rregullta ne Itali dhe punonin si muratore ne kete vend. Pas kontrollit te ushtruar ne banesat e tyre, policia nuk zbuloi sende te paligjshme.

Te arrestuar
Admir Dimo, 24 vjec
Gent Istrefi, 26 vjec
Alban Vata, 20 vjec

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›