E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidencë, betohen ministrat Olldashi e Pollo


Në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit te dy Ministrave, Sokol Olldashi dhe Genc Pollo.

Ceremonia e betimit u zhvillua pas vendimit për ndryshimin e emërtesave të dy ministrive me propozim të kryeministrit Sali Berisha. Tanimë
Sokol Olldashi do të kryejë detyrën e ministrit të Punëve Publike dhe Transporteve, ndryshe nga sa quhej deri tani, ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve. Ndërkohë, Genc Pollo, i cili deri tani quhej ministër i Shtetit dhe i Marrëdhënieve me Parlamentin, sipas dekretit më të fundit të Presidentit Topi do të quhet ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›