E Diel, 1 Nëntor 2026

Fierza, 46 cm mbi nivelin maksimal, hapen portat e shkarkimit

TIRANE- Në hidrocentralin e Fierzës niveli i ujit ka kaluar në kuotën maksimale, 296 metër.

NEWS 24, duke iu referuar specialistëve nga hidrocentrali, informon se niveli i ujit gjatë paradites së sotme, ( e hënë 19 prill) është 46 cm mbi kuotën maksimale cka ka detyruar të jepet urdhër për hapjen e portave.

Specialistët thonë se reshjet e shiut kanë shtuar prurjet në 1200 metër kub për sekond, ndërsa shkarkimet janë në nivelin e 700 metër kub për sekondë.

Shkarkimet e fuqishme kanë bërë që të dëmtohet njëra këmbë e urës së Fierzës, e cila lidh Bajram Currin me pjesen tjeter te Shqiperise. Mësohet se shkarkimet kanë shkaktuar një gropë të madhe në këmbën e urës dhe për momentin nuk mund të riparohet.

Informohet se sot në mesditë do të mblidhet komiteti i posacëm për të diskutuar mbi situatën në kaskadën e Drinit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›