E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëhiqet Shaban Memia

 Mësohet se dorëheqja i është paraqitur zyrtarisht kryeministrit Sali Berisha mbrëmjen e shkuar.

Ende nuk ka një motiv zyrtar për dorëheqjen e Memisë, por kujtojmë se vjet vetëm pak ditë pas përplasjes me zëvendësin e tij, Ferdinant Shehu, i cili megjithëse u shkarkua nga detyra nga Memia, largimi i tij nuk u pranua nga kryeministri.

Pas largimit të Memisë, përflitet jo zyrtarisht se këtë post do ta zërë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ardina Kollozi, i cili la mandatin e deputetit para zgjedhjeve lokale të 8 majit të këtij viti, pasi kandidoi për kryetar të Bashkisë së Vlorës.

Ndërkohë, qeveria ka ngritur një Task Force për të kontrolluar punën e këtij institucioni gjatë viteve të fundit, ku në fund pas një afati 45 ditor, do të dalë edhe një raport mbi veprimtarinë e ALUIZNI-it. Grupi i punës është duke analizuar statistikat e procesit të dhënies së tapive, marrëdhëniet që ka ALUIZNI me Agjencinë e Kthimit të Pronave, Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe me pushtetin vendor. /Start/

                                                                                             2011-10-28 10:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›