E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëhiqet guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin

Guvernatorja e shtetit të Alaskës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-kandidatja për zëvendëspresidente, Sarah Palin ka deklaruar se do të japë dorëheqjen në fund të këtij muaji dhe nuk do të vendosë kandidaturën për t'u rizgjedhur si guvernatore. Sarah Palin i bëri komentet përpara një grupi të vogël njerëzish në qytetin e saj Uasilla të Alaskës. Palin ishte kandidate për zëvendëspresidente në garën presidenciale të vitit 2008, kur kandidati republikan Xhon Mekejn humbi ndaj Presidentit Barak Obama. Më 4 dhjetor 2006, Sarah Palin është prezantuar si Guvernatore e Alaskës. Me 29 gusht 2008 emërohet nga kandidati republikan për president John McCain, si zgjedhja e tij për postin e zv presidentes se Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Palin punoi si reportere televizive për sportin në Anchorage, dhe më pas ajo merret me biznesin dhe financat e familjes duke ndihmuar bashkëshortin. Në vitin 1992 deri më 1996-ën, ajo bëhet pjesë e administratës dhe këshillit të qytetit të Uasillias, në moshën 28 vjecare. Në vitin 1996 ajo emerohet kryebashkiake e Uasillias, qytetit të saj të lindjes me rreth nëntë mijë banorë. Në vitin 2003 ajo emërohet drejtuese në komisionin e Alaskës për naftën dhe gazin, por nuk reziston gjatë dhe dorëhiqet nga detyra e përcaktuar. Sarah Palin është guvernatorja e parë femër e Alaskës dhe personi më i ri në moshë që zgjidhet në këtë pozicion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›