E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëhiqet ministri britanik i Mbrojtjes, shkeli parimin

Liam Fox

Ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Fox, ka dhënë dje dorëheqjen  për shkak të përzierjes së detyrave të tij me një mik, i cili ishte vetëvendosur në pozicionin e këshilltarit Adam Uariti. Dr. Fox dha dorëheqjen nga kabineti pas një jave që u zbulua në media, se miku i tij e kishte ndjekur pothuajse në të gjitha takimet shtetërore jashtë vendit. Dolën edhe detaje për një miliarder, i cili financonte jetën e mikut të ministrit Uariti. Pozicioni i ministrit të Mbrojtjes ishte përshkruar nga konservatorët si “i pambrojtur”, pasi doli se shpenzimet e jashtme të Uaritit paguheshin nga një kompani korporate inteligjence dhe një miliarder i cili lobonte për Izraelin. Me gjithë kërkesat për të qëndruar në postin e tij, ministri i dërgoi një letër dje Kryeministrit David Kameron, duke njoftuar dorëheqjen e tij. Në letër ai shkruante se “gabimisht kam lejuar epërsitë ndërmjet interesave të mia personale dhe aktiviteteve të mia qeveritare”. Ai shkruante “Unë gjithmonë kam thënë se interesi kombëtar duhet të vijë përpara interesit personal. Unë duhet ta mbaj veten në standardin tim. Për këtë kam vendosur me trishtim të madh të jap dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Mbrojtjes, një pozicion për të cilin kam qenë shumë krenar dhe i nderuar që e kam mbajtur”. Aktualisht në pozicionin e tij, mbrëmë është vendosur sekretari i Transportit, Filip Hamond. Dhe Justina Grining mori detyrën që kryente Hamond, duke u bërë gruaja e pestë në kabinetin e Kameron. Kryeministri tha se i vinte shumë keq për dorëheqjen e Fox, duke lavdëruar “super-punën” që kishte bërë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›