E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/ Berluskoni para mocionit

Kryeministri italian Silvio Berlusconi i kërkoi parlamentit t’a lejojë të vazhdojë drejtimin e vendit.

Ai foli një ditë para një votimi kritik për të marrë besimin e deputetëve.

Zoti Berlusconi tha sot se nuk ka asnjë alternativë të besueshme përkundrejt qeverisë së tij dhe se zgjedhjet e parakohshme nuk do të zgjidhin krizën financiare të Italisë.

Një partner i rëndësishëm i koalicionit të tij – Partia Liga Veriore tha javën e kaluar se do të jetë e ndërlikuar për qeverinë që të qëndrojë në pushtet deri në zgjedhjet e ardhshme të planifikuara në vitin 2013.

Berlusconi ka insistuar se kërkon të qëndrojë në pushtet, me gjithë krizën ekonomike të Italisë dhe një sërë problemesh personale dhe politike – përfshi disa gjykime lidhur me akuzat për mashtrime dhe marrëdhënie seksuale.

Shume italianë janë të zemëruar për paketën prej më shumë se 80 miliardë dollarë të masave shtrënguese ekonomike të vendosur nën presionin e Bankës Qëndrore Evropiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›