E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis ne Paris takimi i G 20-es

Ka nisur në Paris takimi i ministrave të fiancave të 20 ekonomive më të zhvilluara në glob. Në prag të diskutimit Ministri Francez i Financave u shpreh se takimi i të premtes duhet të krijojë klimë besimi tek tregjet financiare.

“Takimi i ministrave të Financave në Paris duhet të rivendosë një klimë besimi në tregjet, të cilat janë tronditur keq nga kriza e borxhit europian dhe frika se po shkohet drejt një recensioni global”, deklarata është bërë nga ministri Francez i Financave, Francois Baroin në nisjen e takimit të ministrave të G-20ës.

Baroin foli pak caste para se ministrat e Financave nga 20 vendet e pasura të mbidheshin në takimin e dominuar nga tema e krizës së borxheve në eurozonë. Ndërkohe takimi dy ditor i cili tashmë ka nisur në Paris pritet të shoqërohet me një klimë mosmarrëveshjesh.

Në kohën kur SHBA dhe Kina diskutojnë mbi politikat monetare, Franca dhe Gjermania po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për krizën europiane. Megjithatë një sinjal pozitiv ka ardhur nga Brazili, Rusia, India dhe Kina të cilat janë duke diskutuar mundësinë për të kontribuar në fondet efektive të FMN-së për të luftuar krizën në Eurozonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›