E Diel, 1 Nëntor 2026

Një zyrtar i Australisë do vizitojë Shqipërinë për herë të parë

Richard Marles

Shqipëria për herë të parë do të nga një përfaqësues i qeverisë Australiane. Richard Marles, Sekretari i Parlamentit për Marrëdhëniet me Jashtë pritet të mbërrijë në Tiranë së shpejti.

Marles gjithashtu përveç Shqipërisë do të vizitojë Andorrën dhe San Marinon. Qëllimi i vizitave do të jetë hapja e marrëdhënieve tregtare me vendet në zhvillim.

Kërcënimet e vazhdueshme të ekonomisë globale po ushtrojnë presion që qeveria të gjejë burime të qëndrueshme në mënyrë që të balancojë rritjen ekonomike, është shprehur Marles.

Australia ka shprehur interes për të bashkëpunuar nga afër me UNCTAD (pjesë e OKB-së që jep këshilla për vendet në zhvillim) në mënyrë që të shohë mundësitë për të investuar në vendet në zhvillim.

Gjatë vizitës në Shqipëri, pritet të nënshkruhet marrëveshjen për Shkëmbimin e informacioneve mbi taksat (TIEA). /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›