Si ta pastrojmë të gjithë botën
http://www.youtube.com/watch?v=cuR45sVIuwM
Prilli konsiderohet si kohë për të pastruar ambientin. Aksioni për pastrimin e vendit po ndërmerret në të tre kontinente dhe shtatë vende të ndryshme dhe pritet të zgjasë për tre ditë në vijim.
Këtë fundjavë një aksion i tillë ka nisur në Shqipëri, Austri, Kroaci, SHBA, Lituani, Letoni dhe Egjipt. Iniciativa është pjesë e Të pastrojmë botën 2012 dhe do të mbahet deri në muajin shtator.
Shqipëria mban një aksion të tillë sot ndërsa në Kroaci dhe SHBA një gjë e tillë do të mbahet me 21 prill.
Në Shqipëri mendohet se rreth 75 mijë vullnetarë do ti bashkohen aksionit dhe pritet të mbledhin 25 mijë ton mbetje.
Austria do të ketë aksionin më të madh në histori, ku pritet të marrin pjesë rreth 50 mijë vullnetarë. /F.S/