Një javë pa drita, banorët bllokojnë rrugën

Foto ilustruese / Transformator
Një lagje e qytetit të Fierit ka më shumë se një javë që u mungon energjia elektrike. Shkak për këtë ishte djegia e një transformatori që furnizon lagjen 16 Prilli. Banorët, lidhur me këtë problem kanë shkuar disa herë, jo vetëm në zyrat e CEZ-it por edhe në prefekturë por askush nuk i ka dhënë një zgjidhje.
Në këto kushte duke parë se shteti ishte indiferent ndaj zgjidhje së problemit të tyre, ata sot paradite kanë bllokuar rrugën kryesore të unazës duke mos lejuar asnjë mjet të kaloi rrugën. Për këtë ata kishin vendosur në daljet e rrugës kryesore mjete dhe kontinier. Për minuta të tëra rruga ishte bllokuar ndërkohë policia nuk kishte ardhur në vendin e ngjarjes.
Protesta paralajmëruese sipas tyre ka zgjatur rreth 40 minuta. /K.Th/