Dorëhiqet shefi i rendit në policinë e Kukësit: Më kërcënoi punonjësi i SHKB
KUKËS- Shefi i rendit dhe sigurisë në policinë e qarkut të Kukësit Embro Zholi, dorëhiqet dy ditë para zgjedhjeve, të 23 qershorit.
Lajmi është konfirmuar për News24 nga vetë Zholi, i cili bën me dije se shkak i dorëheqjes së tij janë bere presionet nga punonjës të Shërbimit të Kontrollit te Brendshëm.
Sipas tij njeri nga punonjësit e SHKB-së me iniciale P.Gjana e ka fyer dhe kërcënuar publikisht. Dorëheqja e tij konfirmohet ndërkohë edhe zyrtarisht nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit, sipas të cilës, Embro Zholi ka paraqitur një shkresë ku deklarohej dorëheqja, ku si motiv është shprehur ngarkesa në punë.
Një natë më parë, i ftuar ne emisionin ‘360 Gradë’ te gazetarit Artur Zheji ne News24, kreu i LSI-së Ilir Meta ka akuzuar ministrin e Brendshëm Flamur Noka se po përdor SHKB-në për qëllime të fushatës elektorale.
(e.m/BalkanWeb)