E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 ditë nga zgjedhjet, aleatët Rama-Meta sot konferencë për shtyp

TIRANË- Kreu i PS, Edi Rama e kreu i LSI Ilir Meta pritet që mesditën e sotme rreth orës 14:00 të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Teksa dy ditë ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, aleatët e koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërisë Evropiane”, kanë shprehur mbështetjen publike ndaj njëri tjetrit veçmas, teksa janë zotuar që do mbrojnë cdo votë. 

Kjo është dalja e parë e dy lidërve të PS dhe LSI pas marrëveshjes për bashkëpunim së nënshkruar në Shkodër.

Partia Socialiste e opozitës organizoi të enjten në mbrëmje mitingun përmbyllës në Tiranë, ndërsa finalizimi zyrtar i fushatës së saj do të jetë mbrëmjen e sotme, në dy qytete njëkohësisht, Shkodër dhe Vlorë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›