Eksploziv banesës së kreut të PD-së në Shkodër, dy ditë para zgjedhjeve
SHKODËR- Banesës së kreut të PD-së, në Shkodër Astrit Bushati i vendoset lëndë plasëse dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që fatmirësisht lënda plasëse e vendosur në katin e parë të banesës në rikonstruksion nuk ka shkaktuar vetëm dëme të mëdha materiale dhe as në njerëz, pasi nuk jetonte njeri për shkak të punimeve që vijonin në të.
Bushati ka bërë denoncimin në polici, e cila ka nisur hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve. Ende nuk dihen shkaqet e incidentit, ndërkohë pistat kryesore të hetimit janë fushata elektorale e 23 qershorit si dhe posti që mban Astrit Bushati si kreu i PD-së në Shkodër, njëherësh ish-deputet.
Ky është incidenti i dytë që ndosh brenda harkut të dy ditëve, pasi raportohet se në Postribë, kreut të Komunës i cili i përket PD-së, i është vënë lëndë plasëse në automjetin e tij.
(e.m/BalkanWeb)