E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Pres mrekullinë, ndërgjegjësimin e Serbisë

“Ne do të vazhdojmë me politikën tonë të fqinjësisë së mirë, të respektit të ndërsjellë, të ruajtjes dhe kultivimit të interesave shtetërore, në interes të dy vendeve tona, pra të shtetit të Kosovës dhe të shtetit të Serbisë dhe popujve tanë”, deklaroi Thaçi.“Ne kemi vullnet të mirë që të ndërtojmë raporte të mira edhe me shtetin e Serbisë, natyrisht që do të ndodhte mrekullia sikur të kemi një ndërgjegjësim edhe më të avancuar nga Beogradi në raport me shtetin e Kosovës”, theksoi ai.     Kryeministri Thaçi u shpreh për bashkëpunimin Prishtinë-Beograd edhe para njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.“Por, edhe nëse ata vonohen me njohje, ne do shqyrtojmë bashkërisht me partnerët ndërkombëtarë t’i gjejmë format dhe mënyrat e komunikimit dhe bashkëpunimit, që janë në interes të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, por edhe të zbatimit të standardeve euroatlantike që ndihmojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Thaçi.     I pyetur nga korrespondenti i ATSH-së për zhvillimet e mëtejshme drejt hapjes së ambasadave pas njohjeve nga Maqedonia e Mali i Zi, kryeministri Thaçi tha se hapja e ambasadës së Kosovës në Shkup do të ndodhë në një të ardhme shumë të afërt, ndërsa me Podgoricën Prishtina është në kontakt të vazhdueshëm.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›