Ekstrodohet nga Italia i dënuari për vrasje
Gjykata e Apelit Shkodër, më datë 01.11.1993 e ka dënuar shtetasin Gjergj Biba, me 13 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje”. Shtetasi Biba është larguar nga burgu në vitin 1997 dhe koha e mbetur e vuajtjes së dënimit është 7 vjet, 5 muaj dhe 8 ditë. Krimi, për të cilin i ekstraduari Gjergj Biba është deklaruar fajtor, ka ndodhur më datë 25.02.1993, kur pas një konflikti për pronësinë e tokës ka vrarë me armë të ftohtë shtetasin Gjergj Nika.Në vitin 1997, shtetasi BIBA është larguar nga burgu. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, më datë 04.03.2009 u bë i mundur arrestimi i Gjergj Mark Biba. Në aeroportin e Rinasit, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.