Dorëshkrimi i Kadaresë, dështon gjyqi për Nexhmije Hoxhën
Tiranë- Nuk ka arritur të niste sot siç ishte parashikuar gjyqi mes Ismail Kadares dhe bashkëshortes së ish-diktatorit, Nexhmije Hoxha lidhur me një padi të ngritur nga shkrimtari mbi dorëshkrimin e librit Dimri i Vetmisë së Madhe.
Në Gjykatën e Tiranës zoti Kadare ka paditur zonjën Hoxha pasi sipas tij po i mban padrejtësisht dorëshkrimin që përveçse vlerës shpirtërore ka edhe një vlerë të madhe materiale.
Në seancën përgatitore ishin të pranishëm vetëm avokatët e zotit Kadare teksa gjykata tha se zonja Hoxha nuk ishte lajmëruar për seancën e sotme. Në këto kushte seanca është shtyrë për ditën e enjte teksa shkrimtari Kadare insiston se dorëshkrimi i duhet kthyer pasi nuk ia kishte dhuruar zonjës Hoxha.
Kjo vepër është censuruar në kohën e komunizmit si në titull edhe në përmbajtje. Por zonja Hoxha ka deklaruar se libri i është dhuruar asaj nga shkrimtari ndërsa ky i fundit ka deklaruar se mendonte se libri që ruhej në arkivat e partisë komuniste do t’i kalonte shtetit pas rënies së regjimit, por që nuk ndodhi sepse mbahet nga zonja Nexhmije Hoxha.
/IDEA/