E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lura, zjarret vazhdojnë prej 4 ditësh

Për katër ditë me radhë malet e Lurës kanë qenë nën pushtimin e flakëve të zjarrit, duke shkrumbëruar dhjetëra hektar me pyje, bredh dhe pisha. Zona e Pergj Lurës është një nga zonat më të dëmtuara ku më shumë se 50 hektar pyje janë shkrumbëruar tërësisht, pasi si pasojë e terrenit të vështirë forcat e zjarrëfikëses nuk kanë mundur të mbërrijnë në vendin ngjarjes për neuatralizimin e flakëve të zjarrit. Të favorizuar edhe nga era e fortë, zjarri është përhapur edhe në majën e Bakullinës duke vijuar më pas në pjesën pas Bakullinës në fushën e Titores në drejtim të Qafë Lurës.

Në këtë zonë kanë mundur të depërtojnë vetëm dy toga të forcave të ushtrisë të Burrelit, të cilët janë angazhuar në normalizimin e situatës, ndërkohë që një ndërhyrje nga ajri do të evitonte përfundimisht dëmet e zjarrit. Një mjegullnajë tymi ka mbuluar disa fshatra përreth Lurës, ku banojnë dhjetëra familjë të Peshkopisë, të cilët kanë zgjedhur mjetet rrethanor për të vënë situatën nën kontroll, megjithëse ishte e pamundur për neutralizimin e flakëve. Një problem tjetër që ka shkaktuar ky zjarr i fuqishëm është edhe zhdukja e kafshëve të këtij masivi pyjor si ujku,lepuri dhe në mënyrë të veçante ajo e gjelit të egër një shpend ky i rrallë që rritet vetëm në këtë zonë tashmë të pushtuar nga flakët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›