Padia e Kadaresë ndaj Nexhmije Hoxhës, shtyhet gjyqi

Shtyhet seanca gjyqësore mes shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare dhe Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së diktarorit Enver Hoxha.
Trupi gjykues vendosi të shtyjë për të enjten në orën 11:00 seancën gjyqësore pas mungesës së avokatëve të Nexhmije Hoxhës.
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, për të rimarrë dorëshkrimin origjinal të veprës "Dimri i Vetmisë së Madhe", i cili mbahet padrejtësisht, sipas tij nga Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha.
Në padinë e depozituar, Kadare ndër të tjera kërkon dhe rifitimin e së drejtës së autorit mbi këtë vepër. Ndërsa, Nexhmije Hoxha pretendon se libri i është dhuruar asaj nga vetë shkrimtari.
Vepra "Dimri i Vetmisë së Madhe", gjatë periudhës së komunizmit u censurua si në titull ashtu edhe në përmbajtje.