E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, ja pse ndodhin aksidentet

Krahu qendror dhe jugor i
minierës së Bulqizës, thënë
ndryshe "Zona D" e kësaj
miniere, që aktualisht është kthyer
në arenë përplasjesh mes
sindikatës së minatorëve dhe
qeverisë, në lidhje me privatizimin
e galerive të saj, është një zonë e
rrezikshme, qoftë edhe për të ecur
njerëzit, jo më për të punuar në të.
Kështu ka deklaruar për "Shqip",
inxhinieri gjeolog, Jorgo Kola, që ka
drejtuar punimet për 32 vjet në
galeritë e kësaj miniere. Nga një
studim topografik markshejderik,
kryer nga një grup pune me specialistë,
në vitin 1986, tregon ing.
Kola, u arrit në përfundimin se
sipërfaqja e ceduar e zonës qendrore
dhe fillimit të jugores (Zona
D), është një zonë e rrezikshme për
të lejuar lëvizjen e njerëzve, sepse
poshtë saj ka hapësira të lira boshe,
krijuar nga hapja e galerive për
shfrytëzimin e nxjerrjes së mineralit
të kromit ndër vite, që rrezikojnë
të shemben.
Si njohës i mirë i kësaj
miniere, ç‘mund të na thoni
për logjikën teknike të
shfrytëzimit të saj?
Logjikisht, shfrytëzimi i vendburimit
të Bulqizës nuk duhej bërë
në të gjitha drejtimet; jug, veri dhe
qendër. Por, kushtet ekonomike të
kohës ("rrethimi imperialisto-revizionist"),
kërkonin që ky vendburim
të shfrytëzohej në të gjitha
drejtimet, në të katër anët. Logjika
teknike e shfrytëzimit kërkon që të
mos kesh hapësira nën këmbë, por
mbi kokë.
Ju flisni për rrezik fundosjeje
të tokës, në këtë
zonë. Ka pasur ndër vite raste
fundosjeje?
Po ka pasur, madje me dhjetëra
raste të tilla, të daljes së hinkave
në sipërfaqe dhe ka qenë fati(Zoti)
ai që i ka shpëtuar njerëzit që
punonin aty nga aksidentet. Dalja
e hinkave ka filluar në vitet ‘70.
Mbaj mend, që në vitin 1981, në
Zonën D u ndërtua një barakë në
hyrje të pjaciales, ku do të mblidhej
shtabi i kësaj zone, me specialistë
dhe brigadierë, për të punuar.
Por në natën e parë të ndërtimit të
saj, ajo u përpi brenda tokës nga
një hinkë që doli në vendin ku ajo
ishte ndërtuar. U zhduk si të ishte
një laps shkrimi. Por ndër rastet që
nuk mund ta harroj kurrë deri në
vdekje do mbetet ai i një nate të
vitit 1974, kur një punëtore grua,
që punonte në turnin e tretë, në
impiantin e seleksionimit të
kromit, me daljen e një hinke në
afërsi të impiantit ku ajo po punonte
u sul drejt kraterit të krijuar,
duke thirrur me të madhe; "of djali
im"! Kjo grua e mirë punëtore, që
sapo kishte lindur djalin e saj, e
merrte atë gati për çdo natë me
vete, pasi nuk kishte ku ta linte
dhe ashtu lirek e vinte atë pikërisht
në vendin ku doli hinka. Por,
fatmirësisht atë natë, fëmijën ajo
e kishte lënë te komshia e saj, si ta
dinte se do të ndodhte fundosja e
tokës për t‘ia marrë fëmijën me
vete.
Çfarë masash u morën për
eliminimin e këtij rreziku, të
daljes së hinkave në sipërfaqe
të tokës?
Nisur nga dalja e këtyre kratereve,
aty rreth vitit 1986 u mblodh
një personel i gjerë inxhinierogjeologë, që ndërtuan hartën për
rrezikun e lëvizjes së njerëzve, në
atë zonë.
E kanë nxjerrë "kokën" të
gjitha hapësirat që ndodhen
në këtë zonë?
Jo, hapësirat e kësaj zone nuk e
kanë nxjerrë kokën akoma, ndaj
rreziku mbetet permanent. Kjo
sipërfaqe e aksidentuar është në
dinamikën e saj të lëvizjes dhe
rreziku i fundosjes është prezent
në çdo moment. Veç kësaj, dua të
shtoj se rrezik tjetër mbeten edhe
ujërat, që duke lëvizur ndikojnë në
rrugën e këtyre hapësirave.

Puna në Zonën D, cmenduri dhe korrupsion

Puna në Zonën D,
çmenduri dhe korrupsion

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›