E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doreshkrimi i vecante dhurate per princin

Një artizan i ka paraqitur ambasadorit britanik në Jeruzalem  një dorëshkrim të vecantë që përmban premtimet e martesës në gjuhën cifute dhe angleze, me rastin e martesës së afërt të princit Uilliam dhe Keit Midelton. Dorëshkrimi që u lexua nga një rabin, përmban gjuhë fetare që zakonisht gjendet në kontratat tradicionale cifute të martesës që njihen me emrin "Ketubot".

Majk Horton i tha ambasadorit se shpresonte që dhurata e tij të mbërrinte në kohë në Bakingam Palas për dasmën mbretërore. Artisti britaniko-cifut tha se është marrë me përgatitjen e dorëshkrimeve sipas traditës së lashtë që nga dasma e vet në vitin 1973.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›