E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, sekuestrohen 200 kg drogë e ardhur nga Shqipëria

Mediat vendase bëjnë me dije se droga vinte nga Shqipëri, ndërsa në pranga kanë përfunduar katër shqiptarë dhe tre italianë.

Sipas policisë, sasia e drogës kapte shifrën e 2 milionë eurove. Lënda narkotike i sekuestrua në Acciarella di Nettuno, në një maune frigorifer me targa shqiptare. Brenda mjetit ishin pesë persona. Operacioni i kryer gjatë natës bëri të mundur sekuestrimin e sasisë së drogës në tavanin e maunës.

Marijuana, ishte paketuar në 66 pako transparente të mbyllura hermetikish të cilat në total kapin shumën e 200 kg marijuanë. Droga ishte destinuar për tu shitur në tregun italian. Nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve. /Start/

                                                                                             2011-10-11 15:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›