E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëzat fatlume

Wayne Rooney ka bërë të ditur se sekreti që e ka shndërruar në, aktualisht, golashënuesin më të mirë në Evropë janë dorëzat. Sulmuesi i Manchester Unitedit ka mbajtur dorëza të zeza gjatë ndeshjeve edhe në mot të nxehtë, ndërsa tani beson se ato i sjellin fat. Ai tani është zotuar se nuk do t’i heqë dorëzat derisa forma e tij e jashtëzakonshme e golave – 26 gola në Premierligë – kthehet në periudhë negative.

Një burim i afërt me klubin nga Old Trafford ka thënë për tabloidin The Sun: “Wayne është bërë paksa bestyt rreth këtyre dorëzave. Dhe prej kur ka filluar t’i mbajë, ai ka shënuar shumë gola, përfshirë me kokë, për çka nuk njihej më parë. Nëse vazhdon kështu, ai nuk do t’i heqë dorëzat edhe në një ditë të nxehtë në maj”.

Rooney kryeson në listën e golashënuesve në Premierligë para sulmuesit të Chelseas, Didier Drogba që ka 24 gola dhe Darren Bentit nga Sunderland me 20. Por, ai nuk është futbollisti i parë i Manchester Unitedit, i cili është bestyt. Ish ylli i Djajve të Kuq, Cristiano Ronaldo ishte mësuar të dilte i fundit nga fusha, ndërsa Paul Ince kurrë nuk vishte fanellën derisa nuk hynte në tunel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›