E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres do të mbetet në Liverpool

Fernando Torres ka thënë se synon të mbetet në Liverpool, pas spekulimeve të fundit se sulmuesi spanjoll mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

“Vendim im është këtu në Liverpool dhe në Angli”, shkroi Torres në ueb faqen e tij zyrtare. Në javët e fundit qarkulluan spekulime se ylli spanjoll mund të braktisë gjigantin anglez nëse klubi nuk sjell përforcime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës. Torres, i cili ka edhe tri vjet në kontratën e tij me klubin nga Anfield Road, pranoi se “na nevojiten përforcime të reja” dhe se ata duhet të jenë “futbollistë kualitativë”.

Liverpool është aktualisht në pozitën e gjashtë në Premierligë, por Torres beson se ata mund të përfundojnë në vendin e katërt dhe të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve. Torres, i cili mbushi 26 vjet javën e kaluar, ka thënë se planet e tij për sezonin e ardhshëm përfshijnë “luftën për titull në Premierligë, Ligën e Kampionëve ose Europa League”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›