Anketa, 70% e ndërmarrjeve nuk i përgjigjen INSTAT-it
Instituti i Statistikave nuk është në gjendje të ketë të dhëna të sakta sa u takon treguesve që merr nga ndërmarrjet. Bëhet fjalë për të dhënat alternative, që ndihmojnë në hartimin e studimit mbi nomenklaturën e ndërmarrjeve, llojin e tyre, sektorin ku operojnë etj. Sipas drejtoreshës së INSTAT-it, Ines Nurja, të paktën 70 për qind e ndërmarrjeve refuzojnë t‘i përgjigjen anketës, duke e bërë punën më të vështirë rreth përfundimit të studimit. Deklarimi i shifrës së afarizimit konsiderohet tabu nga biznesi, i cili gjithsesi nuk mund t‘u shmanget organeve tatimore. Për këtë fakt, u sugjerua nga anëtari i Komisionit të Ekonomisë, Florion Mima, që të dhënat të merren direkt nga tatim-taksat. "Dua të sqaroj se INSTAT arrin t‘i ketë të dhënat e plota, falë bashkëpunimit që ka me tatimet, por ne na nevojiten edhe të dhënat alternative, që shërbejnë për hartimin e studimeve të plota", tha Nurja.
Drejtoresha e INSTAT ishte dje në komisionin parlamentar të Ekonomisë, duke raportuar mbi vlerësimet dhe kritikat e nxjerra nga Bashkimi Europian në progres-raportin 2009. INSTAT ka në proces një sërë projektesh, siç është regjistrimi i popullsisë, që parashikohet të jetë gati në vitin 2011. Projekti financohet nga IPA të BE-së, me vlerë rreth 8 milionë euro dhe parashikon një raport me të dhëna të plota. "Kemi përgatitur anketën dhe parashikojmë të nisim trajnimin e stafit në muajin dhjetor 2009", tha Nurja. Për përgatitjen e regjistrimit të popullsisë INSTAT do të vërë në punë rreth 80 vetë, të cilët do të shpërndahen në 12 qarqet e vendit. Regjistrimi i fundit u krye në 2001, por sipas Sherefedin Shehut kishte shumë mangësi. Por INSTAT sqaron se janë bërë të gjitha lidhjet e komunikimit me të gjitha qarqet. Brenda raportit do të ketë të dhëna mbi papunësinë, gjendjen e banesave, etj.
a.kola