Vrasja e pare per vitin 2011 ne Kukës
Shënohet vrasja e parë për vitin 2011 në rrethin e Kukësit. Një 48-vjeçarë është ekzekutuar në qytetin e Kukësit me armë zjarri, duke mbetur i vdekur në vend. Selman Muçmata nga fshati Përbreg është qëlluar në gjashtë plumba në trup nga shtetasi Kanan Veseli,i cili ndodhet në paraburgim dhe po merret në pyetje nga grupi hetimorë për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 të ditës së hënë në një lokal afër komisariatit të policisë së Kukësit. 48 vjeçari Muçmata, ishte babai i pese fëmijëve, ndërkohë që shtetasi nuk ka pasur më parë preçedent penal dhe njihej si person shumë i rregullt.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive gjakmarrjeje, pasi viktima është banor i komunës Tërthore, ku u vra kryekomunari Remzi Veseli.