Kapshtice, situate normale
Rritet numri i emigrantëve që kthehen në vendet ku punojnë e jetojnë, nga pika kufitare e Kapshticës. Në një lidhje telefonike për “Ora News”, korespodentja nga Korça theksoi se situata paraqitet e normalizuar pasi të dyja palët, si greke dhe shqiptare po punojnë me 5 sportele.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit nga pika kufitare e Kapshticës kanë kaluar kufirin 6000 persona.Situata është e qetë dhe në akset kryesore duke mos shkaktuar radhë të gjata e kilometrike të makinave.