E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëzohet Mustafa, pranon bisedimet për veriun

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se bisedimet për veriun duhet të mbështeten në një konsensus politik dhe të sigurohet se nuk do të preket sovraniteti dhe rregullimi i brendshëm i vendit. Ai më herët asnjëherë nuk kishte pranuar të ketë bisedime për veriun, duke thënë se LDK-ja nuk do të jetë pjesë e tyre.
 

Mustafa po ashtu ka theksuar nevojën që në Kosovë të ketë pushtete të ndara, që qeveria aktuale të mos ndërhyjë në punën e Kuvendit dhe të institucioneve të drejtësisë, si kusht themelor për tu integruar në strukturat euroatlantike.
 

Kreu i LDK-së i ka bërë këto komente në Londër, pas një takimi që ka pasur me drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Mbretërisë së Bashkuar, Owen Jenkins, si dhe me David Lider, udhëheqës për Kosovën, njofton zyra e informacionit e LDK-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›