E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nili Perëndimor" merr jetë edhe në Kosovë, 1 i vdekur e 2 të infektuar

Shënohen raste vdekjesh nga virusi Nil Perëndimor edhe në shtetin e Kosovës. Një shtetase ka gjetur vdekjen nga virusi, ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se dyshohet edhe për dy persona të tjerë të infektuar nga kjo sëmundje.
 

Naser Ramadani nga Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës, tha se dy rastet e dyshuara po trajtohen në spital. Ndërkaq po në muajin shatator të këtij viti raste vdekshmërish nga ky virus pati edhe në Serbi, ku një 60-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e kësaj sëmundjeje, ndërsa mbetën të infektuar më shumë se 20 persona.
 

I zbuluar në Ugandë në vitin 1937, virusi bartet nga shpezët dhe shpërndahet te njerëzit me anë të mushkonjave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›