E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK:Nuk do të bisedojmë për veriun e Kosovës

Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit që lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar se duhet të bisedohet për veriun, vjen reagimi i deputetes së kësaj partie, Hykmete Bajrami.
 

Ajo ka deklaruar se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket dialogut për veriun e vendit dhe lajmin e postuar nëpër media e quajti spekulim.
 

“Lidhja Demokratike e Kosovës është kundër bisedimeve për veriun dhe nuk do të jetë asnjëherë pjesë e dialogut për këtë pjesë të Kosovës”, ka thënë.
 

Më herët mediat kosovare kanë theksuar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se bisedimet për veriun duhet të mbështeten në një konsensus politik dhe të sigurohet se nuk do të preket sovraniteti dhe rregullimi i brendshëm i vendit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›