Ollbrajt në Kosovë ,do të takohet me kryeministrin Thaçi

Ish-sekretarja amerikane, Medllin Olbrajt do të vizitojë më datën 4 tetor Kosovën ku do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtarë të Gruas që do të mbahet në Prishtinë.
Mediat kosovare të cilat citojnë burime qeverisë së Kosovës theksojnë se Ollbrajt gjatë vizitës në Prishtinë do të takohet edhe me kryeministrin Hashim Thaçi.
Ndërkohë, ish sekretarja amerikanë e shtetit Ollbarajt do të hapë samitin ndërkombëtar të gruas “Partneritet për ndryshim: Fuqizimi i gruas”, i cili do të mbahet më 4 deri më 6 tetor në Prishtinë.