E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes ish-ministrja e Kulturës Esmeralda Uruçi, në moshën 51-vjeçare

Tiranë- Ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare në një spital në kryeqytet.

Mësohet se shkak për vdekjen e saj mund të jetë bërë sëmundja e meningjitit

Esmeralda Uruçi është diplomuar në Fakultetin eEkonomisë dhe në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera. Ajo ka qenë lektore në disa universitete të vendit, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në Bankën e Shqipërisë, Ministre e Kulturës Rinisë e Sporteve etj.

Ka kryer disa specializime dhe kërkime shkencore nëUniversitetin e Padovas, Perugia-s dhe Bologna-s në Itali; në Universitetin TEI të Pireut (Greqi); në Universitetin e Ljubjanës (Slloveni); Universitetin e Nebraskës, SHBA; në shkollat pasuniversitare në Olstyn (Poloni); Bari (Itali); Athinë (Greqi), si dhe kualifikime në sistemin bankar, në Gjermani, Çeki dhe në Bankën Qendrore Evropiane.

Është autore e disa teksteve universitare. Botimet brenda dhe jashtë vendit përbëjnë veprimtarinë publicistike me tema që kryesisht prekin probleme ekonomike të periudhës së tranzicionit.

Aktualisht  ishte Zëvendës Dekane në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Administrimit pranë Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës. Gjithashtu, ishte e angazhuar si pedagoge jo efektive pranë Universitetit Luigj Gurakuqi Shkodër dhe pranë Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë.

Në dhjetor të vitit 2011ish- minstrja e kulturës së bashku me bashkëshortin ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik në aksin Tiranë- Durrës, ku mori dëmtime të rënda

.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare sopranoja Nina Mula Tiranë- Ndërroi jetë mëngjesin e sotëm sopranoja e madhe Nina...
  2. Tiranë- Leka Zogu I, ndërron jetë në moshën 72 vjeçare Tiranë-  Pretendenti i fronit mbreteror shqiptar, Leka Zogu I ka...
  3. Ndahet nga jeta Sabri Godo, në moshën 82-vjeçare Tiranë- Politikani dhe shkrimtari Sabri Godo ndërroi jetë ditën e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›