E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, lideri suprem i Iranit kërcënon: Mjaft me protestat!

Lideri suprem i Iranit ka
lëshuar dje një paralajmërim
të ashpër ndaj
protestuesve që ka ditë
që kanë dalë në sheshin kryesor
të Teheranit pas zgjedhjeve të
diskutuara presidenciale të së
dielës së kaluar. Lideri suprem,
në daljen e tij të parë publike që
pas ngjarjeve të kësaj jave, tha
se rezultati i zgjedhjeve vendoset
në kutinë e votimit e jo në
rrugë duke protestuar. Ai shtoi
se liderët politikë do të fajësoheshin
për çdo demonstrim apo
ushtrim dhune. Demonstruesit
që janë grumbulluar dje në Teheran
sërish kanë vazhduar me
kërkesën e tyre për zgjedhje të
reja, duke deklaruar se ata do
të vazhdonin protestat deri në
realizimin e objektivit të tyre. Por
guvernatori i krahinës së Teheranit,
Morteza Tamadon, tha se
nuk kishte dhënë asnjë lloj lejeje
për mbajtjen e mitingjeve, ndaj,
sipas tij, ato ishin të paligjshëm.
Për sa u përket deklaratave të
ajatollahut të bëra në Universitetin
e Teheranit ato mbështetshin
plotësisht Presidentin, Ahmadinexhad
që u shpall zyrtarisht
fitues i zgjedhjeve, pavarësisht
parregullsive të pretenduara nga
kudnërshtarët e tij. Ajatollahu tha
gjithashtu se pikëpamjet e Ahmadinexhadit
në lidhje me politikën
e jashtme dhe çështje të tjera të
brendshme ishin të njëjta me
pikëpamjet e tij. Për sa u përket
akuzave për mashtrim të votës
ajatollahu këmbënguli se Republika
Islamike nuk mashtronte
dhe se diferenca mes Ahmadinexhadit
dhe kundërshtarit të
tij, reformatorit Mousavi, ishte
prej 11 milionë votuesish. Ai u
bëri thirrje kandidatëve që kishin
dyshime në lidhje me rregullsinë
e votës që të vazhdonin sfidën e
tyre përmes kanalit ligjor dhe jo
të përdornin rrugën e njerëzit.
Në fjalimin e tij të shumëpritur,
ai tha se zgjedhjet ishin një "tërmet
elektoral" për "armiqtë e
Iranit", duke renditur te këto të
fundit si më të egrin Britaninë e
Madhe. Qeveria britanike thirri
ambasadorin iranian në Londër
për t‘i kërkuar shpjegime në lidhje
me akuza të tilla. "Amnesty
International" deklaroi se ishte
shumë e shqetësuar nga fjalimi i
ajatollahut duke bërë të ditur se
ajo nënkuptonte gatishmërinë e
autoriteteve për të shtypur me
dhunë çdo protestë e kundërshti.
Sipas raporteve të saj, deri
më tani kanë humbur jetën në
protesta 10 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›