46-vjeçarja dhe udhëtimi i ëndrrave
Pasi kaloi plot 26 vjet në funksion
të plotë të mbarëvajtjes
së familjes, rritjes së fëmijëve,
gatimit e kujdesjes për bashkëshortin,
Jo Thompson, vendosi që më në fund
kishte ardhur momenti i saj i shumëpritur.
Ajo vendosi që më në fund mund
të shihte botën. "Kisha vite të tëra që
merresha vetëm me të tjerët, edhe pse
këta ishin familjarët e mi, djemtë dhe
bashkëshorti. Mbaj mend pelenat për
5 fëmijë, qëndrimet për vite me radhë
në shi, erë e vapë në derën e shkollës,
ndërsa prisja që fëmijët të mbaronin
mësimin, të njëjtin treg e supermarket
ku blija çdo fundjavë të njëjtat ushqime.
Ndërkohë që bota rreth meje ndryshonte
vazhdimisht, mua më dukej se kisha
mbetur në të njëjtin vend, pa lëvizur.
Nëse me sa ju thashë do të keni krijuar në
mendje imazhin e një jete të palumtur,
gaboheni. Kaosi i lumtur i një familjeje
të madhe të kompenson jashtëzakonisht
për vitet e kaluara në shërbim të saj, për
rininë e kaluar në kuzhinë, për udhëtimet
që nuk u ndërmorën kurrë, apo për
mbrëmjet e festat që u braktisën. Por çdo
fëmijë që vinte në jetë sillte një sfi dë të re
që nuk të linte kohë të mendoheshe për
mungesat e tua. E ndërkohë që ata rriten
e "fl uturojnë" nga çerdhja, ëndrrat e së
shkuarës nisin e të vijnë ndër mend.
Një ditë dola para pasqyrës dhe m‘u
bë sikur më tha: "Je 46 vjeç, ç‘pret më
për të realizuar ëndrrat". Në atë çast i
hodha një vështrim tim shoqi, që po
dremiste në divan me telekomandën e
televizorit në dorë. Në sfond dëgjohej
zhurma e zakonshme e një ndeshjeje
rekbije. Fëmijët ishin të gjithë jashtë.
Për një çast gati sa nuk thirra: "Kjo nuk
është jeta ime. Jo më". Mosha si meso
grua më thërriste brenda vetes dhe më
thoshte se duhet ta jetoja. Po si? Më
kujtohej se në të ri kisha një dëshirë të
shfrenuar të udhëtoja, ashtu me çantë
shpine në kurriz, me hartë në dorë e
të flija ku të më zinte nata. Por erdhi
familja dhe ëndrra u mbyll në sirtar.
Ndërsa ndodhesha para pasqyrës u
binda që ajo mund të realizohej dhe
se unë vetëm duhet të bindesha vetë
dhe të merrja rrugën. E kjo rrugë do
të më çonte, edhe pse pas 26 vitesh
në viset ku dielli perëndon, në ujërat
e oqeanit e lind majave të pishave, ku
rritet ende gruri nëpër ara dhe frutat
nëpër pemë, ku ujërat janë të pastër e
qielli pa një re. Si mendova kështu nisa
të organizohem. Hapa laptopin, mora
një filxhan me kafe dhe nisa kërkimin.
Ajo që unë kisha dëshiruar gjithmonë
ishte një rrugëtim nëpër Evropë e më
pas një kthesë për nga lindja e botës
në Transilvani, Cappadoçia, Taj Mahal,
Sumatra, Jacarta, Bali....Preva biletat
për gjithë itinerarin që do të kryeja dhe
s‘më mbetej veçse të bëja çantën gati.
Pa dyshim që një udhëtim i tillë kërkon
të paktën tri gjëra: sensin e aventurës,
aftësi organizative dhe sigurisht xhepa
të mbushur plot, për çdo rast. Një udhëtim
si ai që doja unë nuk ishte aspak
i lirë dhe unë nuk e disponoja gjithë
shifrën e të hollave, ndaj bëra një plan.
Për dy javë, sa të niste udhëtimi im, do
të punësohesha me kohë të pjesshme
në një dyqan dhe paratë që do të
fitoja do të realizoja të gjithë pagesën
e udhëtimit. Por, në fakt, ajo që më
shqetësonte më shumë nuk ishte kostoja
materiale, sesa kostoja personale
e një udhëtimi të tillë shumë të gjatë
të ëndërruar në rini e të ndërmarrë në
moshë të mesme. Po sikur të kthehesha
një person i ndryshëm nga ai që isha
nisur? Po sikur të mos kthehesha fare?
Pasi i kisha bërë të gjitha planet dhe e
kisha ndarë mendjen, e vetmja gjë për
të bërë ishte të lajmëroja familjen për
planin tim. Po si t‘ua thosha? T‘u thosha
që kisha nevojë për pushim, për t‘u
shkëputur nga të gjithë e për të kaluar
një kohë me veten në vende të tjera? T‘u
thosha që kisha humbur veten në vitet
e kaluara në shtëpi dhe se kisha nevojë
që ta gjeja? Si e mendova gjatë vendosa
t‘ua thosha në darkë dhe shumë thjesht,
ndërsa servirja makaronat. Fëmijët
mbetën me gojëhapur, bashkëshorti nuk
e pranoi absolutisht si fakt, ndërsa miqtë
e mi, madje edhe ata më të ngushtët
menduan se ose kisha luajtur mendsh,
ose kisha gjetur ndonjë të dashur dhe
e gjithë kjo ishte një maskim. Pyetjet
ishin nga më të ndryshmet: Përse nuk
kisha zgjedhur pushime normale si të
gjithë njerëzit normalë? Im shoq më
shihte me mosbesim dhe e vetmja gjë
që më tha ishte se e kuptonte situatën
time, pasi së fundi kishte lexuar një
fletëpalosje për çrregullimet e grave në
menopauzë. Të gjitha këto reagime për
mua ishin gati ofenduese, fillimisht,
por më vonë më bënë të vija buzën në
gaz. Në fund të fundit më takonte mua
të vendosja e të kryeja këtë rrugëtim, pa
parë djathtas e majtas. Tani ja ku jam
në shtëpi ndërsa përgatitem për rrugë.
Kam nisur të ëndërroj sërish dhe më e
bukura të ndaj disa nga ëndrrat e mia
me djemtë. Ata janë më të qetë dhe
madje pak nga pak po lumturohen për
faktin se më në fund mamaja e tyre,
njeriu që i lindi e i rriti e i bëri gati
për fluturim, mendonte se tashmë i
kishte ardhur radha asaj për të dalë
nga çerdhja e për të çarë qiejt.
të plotë të mbarëvajtjes
së familjes, rritjes së fëmijëve,
gatimit e kujdesjes për bashkëshortin,
Jo Thompson, vendosi që më në fund
kishte ardhur momenti i saj i shumëpritur.
Ajo vendosi që më në fund mund
të shihte botën. "Kisha vite të tëra që
merresha vetëm me të tjerët, edhe pse
këta ishin familjarët e mi, djemtë dhe
bashkëshorti. Mbaj mend pelenat për
5 fëmijë, qëndrimet për vite me radhë
në shi, erë e vapë në derën e shkollës,
ndërsa prisja që fëmijët të mbaronin
mësimin, të njëjtin treg e supermarket
ku blija çdo fundjavë të njëjtat ushqime.
Ndërkohë që bota rreth meje ndryshonte
vazhdimisht, mua më dukej se kisha
mbetur në të njëjtin vend, pa lëvizur.
Nëse me sa ju thashë do të keni krijuar në
mendje imazhin e një jete të palumtur,
gaboheni. Kaosi i lumtur i një familjeje
të madhe të kompenson jashtëzakonisht
për vitet e kaluara në shërbim të saj, për
rininë e kaluar në kuzhinë, për udhëtimet
që nuk u ndërmorën kurrë, apo për
mbrëmjet e festat që u braktisën. Por çdo
fëmijë që vinte në jetë sillte një sfi dë të re
që nuk të linte kohë të mendoheshe për
mungesat e tua. E ndërkohë që ata rriten
e "fl uturojnë" nga çerdhja, ëndrrat e së
shkuarës nisin e të vijnë ndër mend.
Një ditë dola para pasqyrës dhe m‘u
bë sikur më tha: "Je 46 vjeç, ç‘pret më
për të realizuar ëndrrat". Në atë çast i
hodha një vështrim tim shoqi, që po
dremiste në divan me telekomandën e
televizorit në dorë. Në sfond dëgjohej
zhurma e zakonshme e një ndeshjeje
rekbije. Fëmijët ishin të gjithë jashtë.
Për një çast gati sa nuk thirra: "Kjo nuk
është jeta ime. Jo më". Mosha si meso
grua më thërriste brenda vetes dhe më
thoshte se duhet ta jetoja. Po si? Më
kujtohej se në të ri kisha një dëshirë të
shfrenuar të udhëtoja, ashtu me çantë
shpine në kurriz, me hartë në dorë e
të flija ku të më zinte nata. Por erdhi
familja dhe ëndrra u mbyll në sirtar.
Ndërsa ndodhesha para pasqyrës u
binda që ajo mund të realizohej dhe
se unë vetëm duhet të bindesha vetë
dhe të merrja rrugën. E kjo rrugë do
të më çonte, edhe pse pas 26 vitesh
në viset ku dielli perëndon, në ujërat
e oqeanit e lind majave të pishave, ku
rritet ende gruri nëpër ara dhe frutat
nëpër pemë, ku ujërat janë të pastër e
qielli pa një re. Si mendova kështu nisa
të organizohem. Hapa laptopin, mora
një filxhan me kafe dhe nisa kërkimin.
Ajo që unë kisha dëshiruar gjithmonë
ishte një rrugëtim nëpër Evropë e më
pas një kthesë për nga lindja e botës
në Transilvani, Cappadoçia, Taj Mahal,
Sumatra, Jacarta, Bali....Preva biletat
për gjithë itinerarin që do të kryeja dhe
s‘më mbetej veçse të bëja çantën gati.
Pa dyshim që një udhëtim i tillë kërkon
të paktën tri gjëra: sensin e aventurës,
aftësi organizative dhe sigurisht xhepa
të mbushur plot, për çdo rast. Një udhëtim
si ai që doja unë nuk ishte aspak
i lirë dhe unë nuk e disponoja gjithë
shifrën e të hollave, ndaj bëra një plan.
Për dy javë, sa të niste udhëtimi im, do
të punësohesha me kohë të pjesshme
në një dyqan dhe paratë që do të
fitoja do të realizoja të gjithë pagesën
e udhëtimit. Por, në fakt, ajo që më
shqetësonte më shumë nuk ishte kostoja
materiale, sesa kostoja personale
e një udhëtimi të tillë shumë të gjatë
të ëndërruar në rini e të ndërmarrë në
moshë të mesme. Po sikur të kthehesha
një person i ndryshëm nga ai që isha
nisur? Po sikur të mos kthehesha fare?
Pasi i kisha bërë të gjitha planet dhe e
kisha ndarë mendjen, e vetmja gjë për
të bërë ishte të lajmëroja familjen për
planin tim. Po si t‘ua thosha? T‘u thosha
që kisha nevojë për pushim, për t‘u
shkëputur nga të gjithë e për të kaluar
një kohë me veten në vende të tjera? T‘u
thosha që kisha humbur veten në vitet
e kaluara në shtëpi dhe se kisha nevojë
që ta gjeja? Si e mendova gjatë vendosa
t‘ua thosha në darkë dhe shumë thjesht,
ndërsa servirja makaronat. Fëmijët
mbetën me gojëhapur, bashkëshorti nuk
e pranoi absolutisht si fakt, ndërsa miqtë
e mi, madje edhe ata më të ngushtët
menduan se ose kisha luajtur mendsh,
ose kisha gjetur ndonjë të dashur dhe
e gjithë kjo ishte një maskim. Pyetjet
ishin nga më të ndryshmet: Përse nuk
kisha zgjedhur pushime normale si të
gjithë njerëzit normalë? Im shoq më
shihte me mosbesim dhe e vetmja gjë
që më tha ishte se e kuptonte situatën
time, pasi së fundi kishte lexuar një
fletëpalosje për çrregullimet e grave në
menopauzë. Të gjitha këto reagime për
mua ishin gati ofenduese, fillimisht,
por më vonë më bënë të vija buzën në
gaz. Në fund të fundit më takonte mua
të vendosja e të kryeja këtë rrugëtim, pa
parë djathtas e majtas. Tani ja ku jam
në shtëpi ndërsa përgatitem për rrugë.
Kam nisur të ëndërroj sërish dhe më e
bukura të ndaj disa nga ëndrrat e mia
me djemtë. Ata janë më të qetë dhe
madje pak nga pak po lumturohen për
faktin se më në fund mamaja e tyre,
njeriu që i lindi e i rriti e i bëri gati
për fluturim, mendonte se tashmë i
kishte ardhur radha asaj për të dalë
nga çerdhja e për të çarë qiejt.