E Diel, 1 Nëntor 2026

Varfëria në botë, 1 miliard gojë mbeten të zbrazura

Në botë një në 6 persona,
ose mbi 1 miliard vetë
janë të uritur. Kjo është
një shifër e paprecedentë dhe
historike që shënohet pjesërisht
falë krizës ekonomike globale
dhe pjesërisht falë çmimeve
shumë të larta të ushqimeve.
Këto rezultate kanë dalë nga një
studim i një agjencie të Kombeve
të Bashkuara. Krahasuar me një
vit më parë, aktualisht mbi 100
milionë njerëz më shumë i janë
shtuar listës së të uriturve, që
ndryshe do të thotë listës së personave
që marrin më pak se 1800
kalori në ditë. Sipas Organizatës
për Ushqimin dhe Bujqësinë,
pjesa më e madhe e të uriturve
ndodhen në vendet në zhvillim,
ose në vendet që klasifikohen si
të varfra, ku çmimet e produkteve
ushqimore kanë rënë më
ngadalë se në vendet e pasura.
Për këtë, vendet e varfra kanë
nevojë urgjente për zhvillimin
e bujqësisë. Kriza e heshtur e
urisë, që prek një të gjashtën e
njerëzimit, përbën një rrezik të
madh edhe për paqen në botë
dhe sigurinë në planet. Rritja e
çmimeve për produkte të tilla
si orizi, kanë shkaktuar protesta
në shumë vende në zhvillim e të
varfra që me këtë rritje nuk kanë
mundësi as të blejnë një enë me
oriz për të mbajtur frymën gjallë.
Uria u shtua në botë, pavarësisht
shtimit të prodhimit të drithërave
në rang botëror në vitin 2009,
si dhe një uljeje të vogël të çmimeve
të ushqimeve, krahasuar
me mesin e vitit 2008. Megjithatë,
përgjithësisht çmimet
në fund të vitit të kaluar ishin
24% më të larta në krahasim
me vitin 2006. Kriza ekonomike
globale shkaktoi edhe shkurtime
të vendeve të punës. Vende të
caktuara kanë humbur aftësinë
e të qenit fleksibël në politikën
e çmimeve, ndërkohë që shumë
monedha janë zhvleftësuar. Në
studim parashikohet se më të
vështirë do ta kenë të varfrit e
zonave urbane, duke qenë se
investimet e huaja janë ulur
ndjeshëm në të gjitha vendet
dhe kërkesa për mallra eksporti
ka rënë, gjithashtu Në të gjithë
botën, aktualisht ka rreth 1.02
miliardë njerëz të uritur, ose 11%
më shumë se vitin e kaluar. Numrin
më të madh të të varfërve
e ka Azia dhe Paqësori ndërsa
shkallën më të lartë e kanë vendet
që bëjnë pjesë në Saharanë
e Poshtme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›