Përurohet shtëpia e Nënë Terezës, reagojnë shqiptarët
Përurimi i një ndërtese si shtëpia e Nënë Terezës ka ngjallur reagime të shqiptarëve të Shkupit. Objekti i ngritur metra më tej se themelet e vërteta të shtëpisë ku lindi bamirësja, është kundërshtuar që në fillim të projektit prej intelektualëve. Një kishë ortodokse do të ngrihet mbi themelet. Ndërtimi i kësaj godine është financuar prej qeverisë maqedonase, e cila është shprehur se ky është hapi i parë që paraprin një sërë aktivitetesh të tjera që do të organizohen në kuadrin e 100-vjetorit të lindjes së bamirëses shqiptare. Por përkundrejt entuziazmit të qeverisë maqedonase, intelektualët shqiptarë i shohin këto investime si një cenim edhe të identitetit të Nënë Terezës. Duke folur për BBC, ata shprehen se objekti i përuruar si shtëpia e Nënë Terezës, e që njëkohësisht do të kryejë funksionin e muzeut, synon të fshehë origjinën e saj shqiptare. Artan Grubi i lëvizjes qytetare "Zgjohu", thotë se do të bëhet përsëri thirrje që mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës të mos lejohet të ndërtohet kishë ortodokse. "Ne protestojmë kundër falsifikimit të historisë dhe përurimit të një ndërtese që ka për qëllim zëvendësimin e vendit të shtëpisë së Nënë Terezës, me një kishe ortodokse mbi themelet e shtëpisë së familjes Bojaxhiu. Ne do të reagojmë që të kuptojnë se ka shqiptarë që mbrojnë trashëgiminë tonë kulturore dhe intelektuale", thotë z. Grubi.
Ndërsa Alush Kamberi, njohës i veprës së Nënë Terezës, shprehet se "në Maqedoni ka vite që keqpërdoret fama dhe personaliteti i Nënë Terezës. Pala maqedonase mundohet që ta përvetësojë në mënyrë të paturpshme, me forma të ndryshme. Në media dhe me filma jepen informacione të rreme se ajo ka prejardhje maqedonase". Në Maqedoni ka pasur vazhdimisht debate për origjinën e Nënë Terezës.
Nënë Tereza ka lindur më 27 gusht 1910, në Shkup të Maqedonisë, në një familje katolike shqiptare. Ishte fëmija i tretë i Nikolës dhe Drane Bojaxhiut. Në moshën 5-vjeçare mori kungimin e saj të parë. Familja e pagëzoi me emrin Gonxhe Agnes. Në moshën 18-vjeçare ajo vendosi të bëhej misionare dhe për veprat e saj të bamirësisë ka marrë çmimin "Nobel".