Palermo, policia arreston 100 mafiozë
Palermo - Të paktën 100 persona të akuzuar për veprime mafioze janë arrestuar në Palermo të Italisë. Sipas agjensisë ANSA, policia italiane ka ndërmarrë një operacion të gjerë ku bëjnë pjesë 1200 policë dhe disa helikopterë. Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se në mëngjesin e sotëm janë arrestuar krerë dhe anëtarë të klaneve mafioze në Siçili dhe Tuskani të rajonit Palermo. Policia thotë se ata kishin dyshime për synimet për ripërtëritjen e grupit "Kosa Nostra", që është organizata kryesore e mafisë së Sicilisë. Ky grup ishte shkatërruar në vitin 2006, pas arrestimit të kreut të saj të njohur, Bernardo Provenzano.