"Dorëzoni armët brenda 72 orësh"
Kryeministri irakian, Nouri
al-Maliki, u ka dhënë një
ultimatum militantëve shiitë
të armatosur në qytetin e Basrës
që të dorëzojnë armët brenda
72 orëve. Luftimet mes forcave
irakiane dhe militantëve besnikë
të klerikut shiit Moqtada al-Sadr,
që nisën një ditë më parë, kanë
vazhduar dhe të mërkurën. Gjatë
luftimeve në qytetin jugor janë
vrarë të paktën 46 persona dhe
janë plagosur mbi 200 të tjerë. Por
akte dhune ka pasur edhe në
lagjet me popullsi shiite në
Bagdad. Kryeministri irakian u
dha militantëve në Basra një ultimatum
të qartë: të dorëzonin
armët brenda tri ditësh ose në të
kundërtën të përballeshin "me
ndëshkimet më të ashpra". Korrespondentët
në Bagdad thonë pas
shpalljes së ultimatumit, se nuk
është e qartë se cilat do të ishin
pasojat e mosdorëzimit të militantëve,
në praktikë. Sipas tyre,
është po ashtu e vështirë të
parashikohet nëse luftëtarët në
terren do t‘i binden kërkesës së
Kryeministrit Maliki. Por,
udhëheqja politike e lëvizjes
Sadriste ka thënë se nëse Kryeministri
irakian që ndodhet në Basra
do të largohej prej andej, ata
Gjatë luftimeve në
qytetin jugor janë vrarë
të paktën 46 persona
dhe janë plagosur mbi
200 të tjerë
do të ishin të gatshëm të dërgonin
një ekip "për t‘i zgjidhur problemet
përmes negociatave". Në
Basra luftimet vazhduan gjatë
paradites së të mërkurës. Por akte
dhune ka pasur dhe në Bagdad,
ku ushtria Mahdi, si njihet grupi
i armatosur besnik i klerikut shiit
Al-Sadr, u përlesh me trupat
amerikane dhe ato irakiane. Në
kryeqytet dëgjohej oshëtima e raketave
dhe predhave. Disa prej
tyre ranë shumë pak larg objektivit,
Zonës së Gjelbër, dhe shkaktuan
të paktën tetë të vrarë në
mesin e civilëve. Të martën, gjatë
akteve të dhunës u vranë mbi 70
irakianë. Ndërkohë, policia irakiane
thotë se të paktën pesë persona
janë vrarë pas një sulmi
ajror amerikan në qytetin e
Tikritit, në veri të Bagdadit. Sipas
tyre, në mesin e viktimave ishte
edhe një gjykatës. Amerikanët
kanë konfirmuar se disa civilë
humbën jetën, pasi ata hapën
zjarr mbi militantë sunitë, që ishin
strehuar në disa shtëpi.
al-Maliki, u ka dhënë një
ultimatum militantëve shiitë
të armatosur në qytetin e Basrës
që të dorëzojnë armët brenda
72 orëve. Luftimet mes forcave
irakiane dhe militantëve besnikë
të klerikut shiit Moqtada al-Sadr,
që nisën një ditë më parë, kanë
vazhduar dhe të mërkurën. Gjatë
luftimeve në qytetin jugor janë
vrarë të paktën 46 persona dhe
janë plagosur mbi 200 të tjerë. Por
akte dhune ka pasur edhe në
lagjet me popullsi shiite në
Bagdad. Kryeministri irakian u
dha militantëve në Basra një ultimatum
të qartë: të dorëzonin
armët brenda tri ditësh ose në të
kundërtën të përballeshin "me
ndëshkimet më të ashpra". Korrespondentët
në Bagdad thonë pas
shpalljes së ultimatumit, se nuk
është e qartë se cilat do të ishin
pasojat e mosdorëzimit të militantëve,
në praktikë. Sipas tyre,
është po ashtu e vështirë të
parashikohet nëse luftëtarët në
terren do t‘i binden kërkesës së
Kryeministrit Maliki. Por,
udhëheqja politike e lëvizjes
Sadriste ka thënë se nëse Kryeministri
irakian që ndodhet në Basra
do të largohej prej andej, ata
Gjatë luftimeve në
qytetin jugor janë vrarë
të paktën 46 persona
dhe janë plagosur mbi
200 të tjerë
do të ishin të gatshëm të dërgonin
një ekip "për t‘i zgjidhur problemet
përmes negociatave". Në
Basra luftimet vazhduan gjatë
paradites së të mërkurës. Por akte
dhune ka pasur dhe në Bagdad,
ku ushtria Mahdi, si njihet grupi
i armatosur besnik i klerikut shiit
Al-Sadr, u përlesh me trupat
amerikane dhe ato irakiane. Në
kryeqytet dëgjohej oshëtima e raketave
dhe predhave. Disa prej
tyre ranë shumë pak larg objektivit,
Zonës së Gjelbër, dhe shkaktuan
të paktën tetë të vrarë në
mesin e civilëve. Të martën, gjatë
akteve të dhunës u vranë mbi 70
irakianë. Ndërkohë, policia irakiane
thotë se të paktën pesë persona
janë vrarë pas një sulmi
ajror amerikan në qytetin e
Tikritit, në veri të Bagdadit. Sipas
tyre, në mesin e viktimave ishte
edhe një gjykatës. Amerikanët
kanë konfirmuar se disa civilë
humbën jetën, pasi ata hapën
zjarr mbi militantë sunitë, që ishin
strehuar në disa shtëpi.