E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karla Bruni përulet para Mbretëreshës

Karla Bruni-Sarkozi nuk e ka pasur aspak
të vështirë të përkulet para
Mbretëreshës Elisabetë, që kishte dalë ta
priste në stacionin hekurudhor të Uindsorit,
pak larg kështjellës me të njëjtin emër. E
veshur me elegancë dhe me një kapele në
kokë, ish-supermodelja është përkulur pa
të meta para sovranes, ashtu siç e kërkon
edhe etika. Dhe në fakt, Mbretëresha i kishte
përgatitur çiftit presidencial francez një
pritje siç e kërkon rangu: Presidenti ka ndarë
një karrocë me Mbretëreshën, ndërsa Karla,
një tjetër me princin Filip. Ndërkohë,
Karla Brunit, tabloidi "Mirror" i ka dedikuar
faqen e parë të tij, nën titullin: "Mirë se erdhe
në Britani, Madame Sarkozi". Dhe ajo
që duket më shumë, është një foto nudo e
ish-supermodeles, që do të dalë në ankand
në Nju Jork, në prill.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›