E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëzuar prift nga At Noli!

Reportazh/Me rastin e 45-vjetorit të vdekjes së Theofan Stilian Nolit. Mbresa e kujtime për Fan Nolin nga shqiptaro-amerikanë të moshuar të Bostonit. Për herë të parë dëshmon njeriu që Noli i la priftërinë

  Rozi Theohari/Boston

Shumë shqiptaro-amerikanë që i përkasin brezit të dytë e të tretë të emigrantëve shqiptarë të shekullit të kaluar e kanë edhe sot si të gjallë fytyrën e Fan Nolit të madh, njërit prej Patriarkëve më të shquar të atdhetarizmit shqiptar. Kujtimet për Fan Nolin, bisedat me të, takimet në sallat publike festive dhe në piknikët me këngë e valle, kontributi i penës së tij në edukimin patriotik të mërgimtarëve, dëgjimi i predikimeve të tij në kishë, në kurorëzimin e çifteve të reja, në pagëzimet e fëmijëve dhe në ceremonitë mortore... janë vlera të pashlyeshme që i mbart një komunitet i tërë shqiptaro-amerikan jo vetëm në Massachussetts, por edhe në mbarë Amerikën. Në kujtesën time kalojnë dhjetëra emra shqiptaro-amerikanësh të moshuar, të cilët i kam njohur në një periudhë kohe prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh të ardhjes sime në Amerikë. Gjatë çdo bisede me ta ku kam mësuar aq të papritura nga jeta në emigracion kam drejtuar edhe pyetjen: A e keni njohur Fan Nolin? Disa prej tyre jo vetëm e kanë njohur, por ruajnë edhe kujtimet më të mira... Ja njëra prej tyre.

 Stërgjyshja e pagëzuar nga Fan Noli

E quajnë Sofia Mantho, e lindur dhe e rritur në Amerikë nga prindër shqiptarë me origjinë nga Përmeti. Kam shkruar disa herë për të. Jeta e saj është një minierë e pasur në ngjarje që kur ishte vajzë e vogël dhe e rritur, nënë, gjyshe, stërgjyshe... turiste në Shqipëri e në vende të tjera. Nga pamja të jep përshtypjen e një gruaje tipike amerikane, por kur të hap derën e shtëpisë, ajo të fton me një shqipe të pastër: Mirësevini... Miq pres ngaherë, - dhe sytë e saj njomen nga një ngrohtësi e brendshme. Atëherë tërë qenia e saj shkrihet e bëhet një me atë të mijëra e mijëra grave e nënave shqiptare, që të befasojnë me magjinë e pashpjegueshme të dashurisë e mirësisë. Një të diel, kur shkova ti uroja ditëlindjen, shijova glikonë e limonit, të bërë nga duart e teto Sofisë. Jam e pagëzuar nga i përndershmi Fan Noli, këtu e 90 vjet të shkuar, - foli ajo ngadalë dhe e emocionuar. Kishën shqiptare në Boston e kishim larg, nuk kishim atëherë automobila si sot. Pagëzimet e fëmijëve bëheshin nëpër shtëpi. Shkoi Sokrat Totoni, djali i kumbarit te stacioni i trenit të Lynn-it, e priti Fan Nolin dhe e solli në shtëpi. Sofia tregon se kur ishte vajzë e vogël, i pëlqente të vizitonte shtëpitë e miqve kur bëhej ndonjë pagëzim fëmijësh nga Fan Noli, mbasi e imagjinonte këtë rit edhe kur u pagëzua ajo vetë. Ajo ditë kthehej në një ditë feste të familjes, - thotë ajo, - dhe kulmi i gëzimit arrinte kur Fan Noli, i pritur nga kumbari tek stacioni i trenit, mbërrinte te pragu i derës së shtëpisë. Ai përshëndetej dhe i bekonte gratë, burrat e fëmijët shqiptarë që mbushnin dhomat dhe korridorin e banesës. Atë kohë Fan Noli ishte vetëm prift i thjeshtë, por ai pritej e nderohej si të ishte dhespot... I zoti i shtëpisë vendoste në livingroom një kazan të madh të bakërt e të kallajisur. Ne fëmijët e vegjël dilnim përpara të mëdhenjve dhe ia mbërthenim sytë lëvizjeve të shkathëta të duarve të Fan Nolit. Pasi bekonte me lutje njerëzit e familjes e gjithë të ftuarit, ai shpaloste bohçen, vishte rrobat e priftit, që i kishin aq lezet, ndizte temjanin, puthte kryqin e argjendtë dhe e vendoste me kujdes në tavolinë. Ndërkohë i zoti i shtëpisë sillte gjymat me ujë të vakët dhe e mbushte përgjysmë kazanin. Duke kënduar me zërin e tij që bënte të kumbonte tërë shtëpia, i përndershmi Fan Noli zbrazte në kazan një shishe të vogël me vajin e ullirit dhe e bekonte ujin. Ne mbanim frymën, jo vetëm të vegjlit, por edhe të rriturit. Qetësinë e prishte vetëm e qara e foshnjës, të cilën e mbante në krahë kumbari; sidomos, në çastin kur kumbari ia jepte në duar Fan Nolit, bebja qante më shumë nga rrobat e zeza të priftit. Ne të gjithë qeshnim dhe ndiqnim të përqendruar çastin kur duart e Fan Nolit fundoseshin në ujë tri herë bashkë me beben që përpëlitej nga frika. Me qarjet e fëmijës bashkohej zëri i lutjeve të Fan Nolit, të cilat i përsëriste kumbari dhe ne, sipas radhës. Ceremonia merrte fund me përsëritjen e formulës së pagëzimit shqiptar. Formula e famshme e pagëzimit, që përbën dhe dokumentin e njohur, të parë, të gjuhës së shkruar shqipe e formuluar nga bashkëpunëtori i afërt i Skënderbeut, kleriku Palë Engjëlli, jehona e së cilës vinte nga shekujt e kallkanosur, nga kullat e gurta të malësisë, duke udhëtuar mbi Atlantik dhe mbërritur deri te pragjet e shtëpive të drunjta të Amerikës: Un te paghesont Zëri tingëllues i Nolit përsëriste tri herë: Unë të pagëzoj në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të shenjtë. Amin. Më vonë shtroheshin tavolinat si për festë me gjithfarë lloje gatimesh shqiptare dhe të rriturit ciknin kupat e verës me të nderuarin Noli. Vetëm për pagëzime vinte Fan Noli?, - e pyes. Jo, vinte sa herë ishin ditë festash fetare. Meshën e mbante në një holl të madh ku mblidheshin tërë shqiptarët e Lynn-it. Ndonjëherë mblidheshim edhe në kishën e protestantëve. Pas kishës nëna e babai e ftonin Fan Nolin për drekë në shtëpinë tonë. Gëzonim të gjithë, por më tepër gëzoja unë kur i tregoja fletoren time shkruar me fjalë anglisht e përkthyer në shqip, por me alfabetin anglisht. Ndërsa në ditën e shënuar të Pashkës së Madhe, Sofia dhe familja e saj udhëtonin për në kishën e Shën Gjergjit, në Boston. Na mbeteshin sytë, - thotë ajo, - kur e shikonim të përndershmin Fan Noli me rrobat e bukura të dhespotit, të cilat shkëlqenin si ar. Por ar e shkuar arit ishte shpirti i tij i rrallë, që rridhte si ujë burimi bashkë me predikimin, me lutjefaljet dhe këngën fetare që na pataksnin e na mbërthenin!... Para se të kungoheshim nga duart e tij, thoshim emrin tonë, të cilin e përsëriste edhe ai. Pastaj, duke ndenjur në radhë, afroheshim përsëri para të madhërishmit Noli, të na jepte nga një copë bukë-nafore dhe ne ia puthnim dorën me nderim e na dukej sikur puthnim dorën e një shenjti. At Noli kishte bërë zakon, - thotë ajo, që, në fund të shërbesës të na shpërndahej nga një karafil i kuq, si shenjë nderimi për bijtë e mëmëdheut që kishin dhënë gjakun për lirinë, si shenjë për të mos harruar nënën Shqipëri. Pas shërbesës kishtare Fan Noli takohej me të gjithë bashkatdhetarët, sidomos me ata që vinin nga qytetet e largëta për të ndjekur shërbesat që bënte ai për Pashkët. Vinin shqiptarë nga shtetet fqinje: Nju Empsher (New Hampshire), Konektikat (Connecticut), Maine e deri nga larg, nga qyteti Albany dhe Detroit. Sofia kujton disa piknikë ku ishte i ftuar edhe Fan Noli, i cili ulej në shesh tok me burrat e ku ziente muhabeti. Sa këngë të bukura këndoheshin, - kujton ajo, - e sa valle hidheshin. Dilte tabakaja me qerasje të ndryshme, piqej mishi në skarë, bëheshin shishqebapet... gjëmonin sazet. Ca djem kishin violinë, buzuk e gërnetë... Babai qante nga gëzimi e mallëngjimi... Fan Noli, edhe ai i mbushte sytë me lot, dhe, kur të shikoje, disa ditë më vonë lexonim te gazeta Dielli për fjalën aq të paqme dhe të mbarë që mbante i përndrituri Fan Noli përpara shqiptarëve. Babai im, Kiriako Damati, nga Novosela, bashkëpunonte me Vatrën, por atëherë isha e vogël e nuk më kujtohet mirë veprimtaria e tij. Sofia më afrohet e më tregon një libër me kapakë të vjetruar. Këtë libër që ma ka falur Imzot Fan Noli e ruaj si pare të vyer për të kujtuar peshkopin tonë të përndritur. Me këtë libër unë mësova të shkruaj shqip vetë me veten time. Dëshiroja të mësoja shqip për nder të Fan Nolit që më pagëzoi.

Dorëzuar prift nga At Noli

Në kishën shqiptare të Shën Mërisë në Worcester predikon prifti i nderuar me origjine dardhare, Spiro Paze. Zoti Spiro është shqiptari i fundit në Amerikë i dorëzuar prift nga peshkopi Fan Noli, në vitin 1962. Spiroja më tregonte mbresat nga ajo e diel e paharruar plot emocion, gëzim, por d

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›