Doris Pack - “Rama po përdor përmbytjet”
Eurodeputetja Doris Pack kritikon qëndrimin e opozitës për sa i përket përmbytjeve në veri-perëndim të Shqipërisë. "Më kujtohen përmbytjet në Gjermani, disa vjet më parë. Këto janë gjëra që ndodhin radhë. Si rrjedhim, mund t'ju them, se janë dy gjëra të ndryshme të jesh i përgatitur për këtë dhe të menaxhosh situatën. Parë nga jashtë, menaxhimi i qeverisë shqiptare ka bërë atë që duhej dhe unë mundem veç t'i përgëzoj për punën që kanë bërë ushtria, qeveria për organizimin e operacioneve dhe aktorët e tjerë në terren. Nuk mendoj, se zoti Rama se ka mësuar mësimin, pasi ai po përdor edhe përmbytjet për diskutime partiake, siç e lexoi edhe në shtyp. është e turpshme, pasi kur kujtoj përmbytjet e mëdha në Gjermani, të gjithë forcat politike u bashkuan dhe nuk akuzonte qeverinë s'ka bërë këtë apo atë. Kjo është një situatë, ku shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar", tha Pack.