E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fierzë, shkarkimet ulen në 150 m3/s

 Janë ulur derdhjet nga portat e shkarkimit në të tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Kështu, sipas informacionit zyrtar që dërgon Ministria e Brendshme, dje në Fierzë shkarkimet nga porta 4 kanë shkuar në 150m3/s, nga 450m3/s që ishin dy ditë më parë. Po kështu shkarkimet kanë rënë edhe në Koman, në kuotën e 200 m3/s dhe në Vaun e Dejës në 400m3/s. Për sa i përket prurjeve, këto të fundit ditën e djeshme në Fierzë kanë qenë në nivelet e 450 m3/s në Koman 150m3/s dhe në Vaun e Dejës 200m3/s. Situata dje është vlerësuar si e normalizuar nga të gjitha strukturat, si nga KESH, ashtu edhe nga Ministria e Energjetikës, ndërkohë që nivelet e liqeneve në kasakadën e Drinit deri në orën 13:00 ishin për Fierzën 290.21 metra, për Komanin 170.43 dhe për Vaun e Dejës 74.17. Me përmirësimin e situatës, sipas deklaratave që janë bërë nga institucionet përkatëse, shkarkimet do të ndalojnë dhe do të vijohet vetëm me shkarkimet që bëhen nga puna e turbinave për prodhimin e energjisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›