E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doris Pack: Shqipëria meriton heqjen e vizave, zgjatja e procesit, absurditet

Europarlamentarja Doris Pack ka kundërshtuar sjelljet e disa burokratëve në Bruksel, dhe ka deklaruar se do të jetë në krye të lobingut që do të ndalë idetë e dallimeve që po shfaqen mes vendeve të Ballkanit. “Shqipëria e meriton liberalizimin e vizave, absurd zgjatja e procesit”, ka deklaruar ajo tesktualisht, pas një debati të nxehtë në Parlamentin Evropian

TIRANE – “Shqipëria e meriton liberalizimin e vizave, çdo zgjatje e procesit është absurde dhe nuk justifikon progresin e këtij vendi vitet e fundit”. Kështu është shprehur euro-parlamentarja, Dorios Pack, në një deklaratë mediatike, menjëherë pas një debati të nxehtë në Parlamentin Evropian, duke kundërshtuar hapur idenë e disa përfaqësuesve të Brukseli, për të zvarritur regjimin e vizave, për një pjesë të vendeve të rajonit.
Sipas zonjës Pack, Ballkani është një rajon kaq i ngushtë prandaj dallimi që bëhet mes vendeve anëtare të tij prej Bashkimit Evropian duket i ekzagjeruar dhe i pakuptimtë. Këtë fakt të tillë, e ka cituar vetë euro-parlamentarja, e cila menjëherë pas debatit në Parlamentin Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, në një dalje mediatike ka dalë kundër idesë së përjashtimit të Shqipërisë nga lista e vendeve që mund të përfitojnë prej tyre në vitin e ardhshëm. Euro-parlamentarja e ka konsideruar absurd dhe të papranueshme, idenë, për zgjatjen e procesit të heqjes së regjimit të vizave për disa vende në Ballkan dhe favorizimin e tepruar ndaj disa të tjerëve. “Nuk e besoj se mund të bëhen dallime kaq të mëdha në një rajon kaq të ngushtë. Shqipëria nuk duhet të përjashtohet nga lista e vendeve që mund të përfitojnë menjëherë nga heqja e regjimit të vizave. Gjithashtu dhe në veçanti, në rastin e Bosnje-Hercegovinës, kemi të bëjmë me dënimin e një populli, i cili ka vajtuar më së shumti, për shkak të gjendjes atje. Në qoftë se Bosnje-Hercegovina nuk e fiton të drejtën e udhëtimit të qytetarëve pa viza, ndërsa Kroacia dhe Serbia e fitojnë këtë të drejtë, atëherë kroatët dhe serbët do të kenë përparësi. Myslimanët do të getoziohen, që me siguri nuk është mirë”, vlerësoi ajo. Sipas zonjës Pack, problemi në fakt nuk qëndron tek popullatat e këtyre vendeve, të cilët sipas saj meritojnë një të ardhme më të mirë dhe integrim sa më të shpejtë, por qëndron tek politikanët e tyre, të cilët nuk i kryejnë siç duhet detyrat që kanë përsipër duke i lënë ato të vuajnë. “Problemi është që politikanët në rajon nuk i marrin fare seriozisht problemet e gjeneratave të reja. Politikanët mund të lëvizin pa viza dhe luftojnë vetëm për idetë e tyre nacionaliste. Asnjë nuk përpiqet ta forcojë shtetin”, vijoi ajo.
Ndërkaq, në kuadrin e debatit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, javën që vjen parashikohet diskutimi i informacioneve më të detajuara për gjendjen.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›