Krujë, 500 banorë 10 ditë pa ujë të pijshëm
KRUJë- Prej mëse 10 ditësh banorët e fshatit Miliskajë të Krujës kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Sipas tyre carja e tubave të ujësjellësit të Durrësit, prej të cilave furnizohen me ujë kanë pësuar dëmtime dhe carje, për pasojë e gjithë sasia e ujit të destinuar për këta banorë, derdhet në fushat e mbjella duke i përmbytur dhe duke i dëmtuar ato.
Cdo ditë këta banorë bëjnë në këmbë deri në 12 kilometra vajtje-ardhje për tu furnizuar me ujë të pijshëm në zonën më të afërt. Apeli për ti dhënë fund kësaj situate të pazakontë, ndërsa temperaturat vazhdojnë të jenë të larta, vjen nga 500 banorë të fshatit Miliskajë.
(m.a/News24/BalkanWeb)