Basha: Nuk do tolerojmë asnjë bllokim në rrugët e vendit
TIRANE- “Dua tju vë në dukje se qëndrimi ynë është i prerë ndaj kujtdo që ndërmerr një vepër kriminale, sic është bllokimi i një aksi nacional apo i një rruge publike”. Kështu ka deklaruar nga Vlora ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, gjatë një takimi me efektivë të policisë, ku me nota të forta ka vënë në dukje faktin se bllokimi i rrugëve përbën një vepër të rëndë kriminale.
Duke ftuar efektivat e policisë të marrin të gjitha masat për të parandaluar incidente të tilla, si ai i Himarës, Basha theksoi se nuk duhet toleruar askush që ndërmerr një veprim të tillë.
“Duhen marrë të gjitha masat që në cdo rast të ndërhyet me forcën e ligjit dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Nuk mund të tolerojmë asnjë bllokim rruge publike. Nuk do të tolerohet asnjë person, i cili merr pjesë apo tenton të marrë pjesë në një veprimtari të tillë”,- tha ministri i Brendshëm.
Gjatë këtij takimi Basha foli për një bashkëpunim më të ngushtë mes organeve të policisë dhe të prokurorisë, me qëllim që personat e përfshirë në bllokimin e rrugëve të marrin dënimin e merituar, ndërsa thekson se nuk do të tolerohen as personat që nxisin bllokime të tilla, pa marrë parasysh pozitën e tyre shoqërore apo politike.
“Të vendoset një bashkëpunim më i ngushtë me prokuroritë e rretheve me qëllim që cdo person i referuar nga ju të ndiqet penalisht deri në vendosjen e tij para drejtësisë dhe marrjen e dënimit që meriton. Të godasim pa pikë hezitimi për të parandaluar apo rastet ku ka ndodhur, për të vendosur para drejtësisë personat përgjegjës, duke përfshirë këtu edhe personat furnizues, pavarësisht pozitës së tyre shoqërore apo politike”,- u shpreh ministri Basha.
(m.a/BalkanWeb)