Mitrovicë, serbët protestë se Serbia u shkurtoi pagat
MITROVICE-Më se 100 serbë, kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës, në shenjë të pakënaqësisë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, për heqjen e fondit shtesë për Kosovën.
Protestuesit kanë kërkuar korrigjimin e këtij vendimi, duke vlerësuar se heqja e shtesave për 45 mijë punonjësit serb, që marrin paga nga Serbia, do të ndikoj në largimin e kuadrove të kualifikuara serbe nga Kosova.
Vlerësohet se të gjithë këta punëtorë, marrin paga nga Serbia, për angazhimin e tyre ne institucionet e shëndetit, arsimit, postës dhe administratës paralele serbe, të krijuar në Kosovë.
Mesazhi që iu dërgua Qeverisë së Serbisë nga kjo protestë, ishte që pagesat të vazhdojnë me shtesa deri në gjetjen e një zgjidhje tjetër, e cila do t’i nivelizonte pagat e punonjësve serb të Kosovës me ata të Serbisë.
(d.b/BalkanWeb)