E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret djegin kullota e shkurre

24/08/2010 Regjistrohen në një javë 9 vatra, flakët pranë vendeve të banuara

Ngrihen në zonat “e nxehta” qendra të vrojtimit dhe sinjalizimit

DURRES- Disa vatra zjarri kanë vënë në lëvizje efektivat e shërbimit të shuarjes së zjarrit dhe afrimit të ndihmës për qytetarë në qarkun e Durrësit. PMNZSH e Durrësit ka regjistruar në një javë 9 zjarre një pjesë e të cilave janë shuar pas disa orë ndërhyrje. Vatra të tilla ka pasur në zonën e Currilave në kodrat e Durrësit, në Ishëm, Manëz dhe në malet e Krujës. Dje mjetet e shuarjes së flakëve janë përqendruar në fshatin Manëz e Vjetër të Bashkisë Manëz në të cilën janë djegur disa dynym me shkurre e ferra, si dhe një sasi e vogël me pemë ulliri. Edhe në Kodrën e Durrësit zjarri është përhapur deri fare pranë zonave të banuara tek vendi i quajtur Kirurgjia e vjetër dhe krahas mjeteve zjarrfikëse është aktivizuar edhe popullata. Në shtabin e emergjencave civile në prefekturë është thënë se këtë vit situate ka qenë shumë më pozitive nisur edhe nga fakti i bashkërendimit të punës me njësitë e qeverisjes vendore. Në pikat e nxehta të rrezikut të rënies së zjarreve PMNZSH dhe bashkitë e komunat kanë ngritur qendra të vrojtimit e sinjalizimit duke bërë të mundur ndërhyrjen në kohë për vënien nën kontroll të vatrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›