E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dortmund-Bajern 450 mije kerkesa per bileta

Gjermania, por edhe e gjithë bota po prêt me ankth sfidën ndërmjet Borusias së Dortmundit dhe Bajernit të Mynihut, që do të jetë vendimtare në luftën për titullin në Bundesligë.

Lufta e nervave për duelin e së mërkurës ka nisur prej ditësh, ndërsa interesimi është i jashtëzakonshëm. Këtë e tregojnë shifrat e bëra publike nga drejtori sportive i kampionëve në fuqi të Gjermanisë, Hans-joakim Vatzke.

Ai ka bërë të ditur se klubi i Dortmundit ka marrë 450 mijë kërkesa për bileta, për një vend në stadiumin me kapacitet të përgjithshëm 80 mijë e 720 spektatorë. Sfida pritet të jetë spektakolare dhe jo më kot ajo do të transmetohet në 200 shtete të botës, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Borusia e Dortmundit ka fituar 10 dhe barazuar 2 herë, që prej startit të fazës së dytë të kampionatit, ndërsa me këto rezultate, ekipi I drejtuar nga Jurgen klop e ka rritur në 23 ndeshje ecurinë pa pësuar humbje.

Një shtysë mjaft të madhe për këtë ndeshje, Dortmundi do ta marrë nga rikthimi në skuadër I fantazistit Mario Gëtce. 19-vjeçari është plotësisht gati për këtë sfidë dhe do të jetë për herë të parë në dispozicion të skuadrës që prej dëmtimit në ije në gjysmën e dytë të janarit, gjatë aktivizimit me Kombëtaren gjermane.

Aktualisht Borusia kryeson klasifikimin me 66 pikë, tre më shumë se Bajerni i Mynihut, që pas periudhës me ulje dhe ngritje, tashmë beson realisht se mund të triumfojë në kampionat. Bavarezët do të luajnë kundër Dortmundit edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë në fund të muajit maj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›