E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laçi mund Shkumbinin, barazon Dinamo

Dopietë e Dervishit, por s’mjafton që peqinasit të dalin me pikë.

Laçi mundi Shkumbinin në stadiumin asnjanës “Selman Stërmasi” në kryeqytet, për shkak se fusha e kurbinasve është e pezulluar deri në fund të këtij sezoni, ndërsa në Kamzë, vendësit e trajnerit De Vekis barazuan 1-1 me Dinamon. Kurbinasit siguruan në një farë mënyre fitoren që në pjesë të parë, falë tre golave të shënuar nga Doku, Ermullahi dhe Hysa. Por, në pjesën e dytë peqinasit nisën të shihnin më tepër nga porta kundërshtare. Ndërkohë bie në sy një fakt, që Shkumbini luan më së shumti me një qëllim në vetvete, jo për të përmbysur Laçin, por për të nxjerrë te goli sulmuesin e vet kryesor, Roland Dervishi, i cili kryeson edhe listën e golashënuesve më të mirë të Superiores. Pra, pjesa e dytë kthehet në një “betejë” më vete, që peqinasit e lënë të kuptohet qartë, për ta konsoliduar këtë pozicion të futbollistit të tyre në fjalë, i cili arrin të prekë rrjetën e Vashakut në minutën e 69-të dhe të 89-të, por pa arritur që t’i japë pikë skuadrës së tij. Në Kamzë loja ka nisur dhe është zhvilluar e hapur, por njëkohësisht edhe përshkruar nga kujdesi i madh i palëve për të mos pësuar. Megjithatë, në fraksionin e parë të lojës është kavajasi Ariel Shtini që kalon në avantazh dinamovitët, duke bërë që te blutë të besohej se mund të merrnin fitoren e parë në transfertë. Por kjo “ëndërr” zgjati deri në minutën e 66-të, kur Sokol Ishka barazoi shifrat, duke shuar shpresat dinamovite për një ngjitje drejt zonës së play-out-it. Pas këtij barazimi, Dinamo ka fare pak shpresa (për të mos thënë aspak, nisur edhe nga kalendari në 6 javët e fundit) për të mos rënë direkt nga kategoria, për herë të parë në historinë e vet 62-vjeçare.

Superiore
Të premten

Pogradeci-Vllaznia    2-1
Shënues: Çipi 23 (p), Belisha 56′ (autg)/ Hajdari 64′
Të shtunën
Teuta-Tomori       1-0
Shënues: Tairi 58′
Të dielën
Flamurtari-Bylisi        2-0
Shënues: Brahja 23′, Pejiç 29′
Kastrioti-Skënderbeu 1-2
Shënues: Inkango 35′/ Orelesi 38′, D.Xhafa 83′
Tirana-Apolonia        1-0
Shënues: Bala 68′
Dje
Laçi-Shkumbini       3-2
Shënues: Doku 6′, Ermullai 26′, Hysa 30′/ Dervishi 50′, 86′
Kamza-Dinamo        1-1
Shënues: Ishka 66′/
Shtini 43′

RENDITJA
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    GS    GP    P

1. Skënderbeu 20     13     5     2     36     13     44
2. Tirana       20     13     4     3     27     15     43
3. Teuta      20     13     4     3     23     12     43
4. Flamurtari      20     9     6     5     28     16     33
5. Kastrioti      20     9     4     7     32     24     31
6. Vllaznia       20     8     3     9     30     26     27
7. Bylisi      20     7     5     8     32     31     26
8. Shkumbini      20     7     5     8     28     33     26
9. Laçi      20     8     6     6     21     24     24
10. Tomori      20     6     2     12     24     35     20
11. Kamza      20     5     4     11     15     25     19
12. Pogradeci  20     6     2     12     18     33     17
13. Apolonia      20     3     5     12     17     33     14
14. Dinamo       20     2     7     11     15     26     10
SHËNIM: Dinamo – 3 pikë, dënuar nga FIFA. Laçi – 6 pikë dhe Pogradeci – 3 pikë, dënuar nga Komisioni i Disiplinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›