Dyzete atlete kane marre pjese ne maratonen e Polit te Veriut
Drejtuesi i garës, Riçard Donovan deklaroi se “kjo maratonë është një eksperiencë që mund të përjetohet vetëm një herë në jetë. Ekzistojnë gara të tjera në shkretëtirë dhe në xhungël, porn e besojmë se vrapimi në Polin e Veriut dhe në oqeanin Arktik është një prej atyre aktiviteteve që duhet të jetë me patjetër në kalendar”.
Atletët vrapuan rreth një stacioni kërkimor në Polin e Veriut, kjo për faktin pasi organizatorët kishin vendosur rregulla strikte që të kishin mundësi të vëzhgonin çdo konkurrent, për të evituar që dikush prej tyre të binte mes akujve apo të mbetej i ngrirë nga i ftohti.
Maratona është zhvilluar në një pistë të përcaktuar me flamuj, ndërsa të gjithë konkurrentët kanë garuar me maska në fytyrë për tu mbrojtur nga temperaturat shumë të ulëta. Pikat ku atletët mund të merrnin pije të ngrohta ishin të shpeshta, ndërsa për kryerjen e nevojave personale janë zgjedhur ambiente të mbyllura, për shkak të rrezikut dhe vështirësive të heqjes së rrobave bë të ftohtë.
Endrju Mërrej i Britanisë së Madhe ishte fituesi i maratonës, duke arritur në finish pas 4 orëve, 17 minutave dhe 8 sekondave, ndërsa spanjolli Luis Alonso Markos e përfundoi garën vetëm 2 minuta e gjysmë më pas. Për femra fituese u shpall australiania Demelza Farr, që e përfundoi garën në 6 orë, 6 minuta e 36 sekon